Gratë shfaqin më shumë efekte anësore sesa burrat nga vaksina anti-Covid, ekspertët tregojnë arsyet

Bota

Gratë shfaqin më shumë efekte anësore sesa burrat nga

Mes 7000 raporteve nga data 14 dhjetor deri në 13 janar, për simptomat post-vaksinë, më shumë se 79% prej tyre ishin gra. Efektet anësore të raportuara më shpesh ishin dhimbje koke, lodhje dhe marramendje.

Gratë gjithashtu kishin më shumë gjasa sesa burrat të përjetonin disa nga efektet anësore më të pazakonta të vaksinës, të tilla si një skuqje dhe kruarje në vendin e injektimit, e njohur zakonisht si “krahu Covid” ose “krahu Moderna”, pasi rreth 95% e këtij reagimi, ka ndodhur me Moderna-n.

Këto efekte anësore, ndonëse jo të gjitha janë të zakonta, janë një shenjë e mirë që tregon se vaksina po funksionon, por pse ka më shumë gjasa që t’i përjetojnë gratë sesa burrat? Ekspertët e shëndetit thonë se kjo mund të jetë kryesisht për dy arsye: Ndryshimet biologjike si dhe numri më i madh i raportimeve nga gratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dallimet biologjike

Gratë shfaqin një përgjigje më të madhe imune ndaj vaksinave sesa burrat, thonë ekspertët, e cila mund të shpjegojë pjesërisht pse më shumë prej tyre kanë raportuar efekte anësore në vaksinën Covid-19. “Nga një perspektivë biologjike, gratë dhe vajzat prodhojnë ndonjëherë dy herë më shumë antitrupa kundër infeksionit nga vaksinat”, tha Rosemary Morgan, një shkencëtare kërkimore.

Megjithëse nuk ka të dhëna që krahasojnë përgjigjen imune të burrave dhe grave ndaj vaksinës Covid-19, shkencëtarët nga një studim i vitit 2019 zbuluan se gratë zhvillonin më shumë përgjigje të citokinës dhe antitrupave në krahasim me burrat pasi merrnin vaksinën e gripit.

Hormonet gjithashtu mund të diktojnë reagime të ndryshme imune midis burrave dhe grave, pasi disa qeliza imune kanë receptorë të estrogjenit. Gratë prodhojnë më shumë estrogjen sesa burrat, gjë që mund të ndikojë në funksionimin e qelizave imune.

Raportim i mundshëm i paqëndrueshëm

Gratë mund të jenë duke përjetuar efekte anësore të vaksinës më shumë se burrat, por burrat gjithashtu mund të jenë duke i raportuar ato më rrallë, thonë ekspertët e shëndetit. Studimet kanë treguar se gratë kanë më shumë gjasa se burrat të përdorin shërbime të kujdesit shëndetësor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në këtë aspekt, ndoshta edhe më shumë burra po përjetojnë simptoma post-vaksinë, thjesht nuk po i raportojnë.

ME TE LEXUARAT