Gjermania shumë pranë valës së katërt të Covid-19, deputeti gjerman thirrje qeverisë për izolim total

Kryetari i partisë konservatore(CDU) në Gjermani, Armin Laschet ka kërkuar nga qeveria që të vendosë masa më të ashpra bllokimi për dy deri në tre javët e ardhshme. Deputeti tha se qëllimi i kësaj kërkese është ulja e incidencës nën 100 raste për 100,000, duke mundësuar testimin e detyrueshëm për të gjithë, gjurmimin e kontakteve dhe rihapjen e ekonomisë.
Duhet të kujtojmë se pavarësisht se qeveria gjermane ka kufizuar vendin, lufta për ti shpëtuar valës së tretë është shumë e ashpër dhe shumë virologë mendojnë se një bllokim i ashpër është i pashmangshëm.
Duke pasur parasysh përparimin në fushatën e vaksinimit të Britanisë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, vetëm rreth 12% e popullsisë gjermane kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Ditën e sotme, në Gjermani u raportuan 6,885 raste të reja brenda 24 orësh dhe incidenca e virusit për 100,000 pësoi rënie nga 128 në 123 të hënën. Sidoqoftë, Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive tha se shifrat mund të jenë më të ulta pasi gjatë Pashkëve janë kryer më pak testime.


