Vjedhja e fondeve të pensioneve në Durrës, hetimet kalojnë në SPAK: Dyshime për grup të strukturuar kriminal me imunitet

Aktualitet

Vjedhja e fondeve të pensioneve në Durrës, hetimet kalojnë

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dosjen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

Dyshimet e Prokurorisë janë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një grup i strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.

Për këtë çështje janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga SPAK, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe të personave që sot mund të kenë imunitet parlamentar.

 Sakaq, sa i përket të dyshuarave të çështjes së postës, masat e sigurisë ndaj tyre janë zbutur më pas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion