Gjermania sulmon Rusinë: Po kërkoni pretekst për të nisur luftë

Bota

Gjermania sulmon Rusinë: Po kërkoni pretekst për të nisur


Gjermania akuzoi ashpër Rusinë se me grumbullimin e trupave në kufirin ukrainas dhe në gadishullin e Krimesë, po kërkon të provokojë.

“Bindja ime është se pala ruse është po bën gjithçka që mundet për të nxitur një reagim”, tha  ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer për televizionin publik ARD. “Bashkë me Ukrainën, ne nuk do të hyjmë në këtë lojë”, u shpreh ajo dhe shtoi se është e qartë se Rusia “është duke pritur ndonjë lëvizje nga NATO për të pasur një pretekst që të hidhet në veprim”, raporton top Channel.

Gjermania sulmon Rusinë: Po kërkoni pretekst për të nisur

Disa fotografi, incizime dhe të dhëna tjera sugjerojnë se ka lëvizje të mëdha të njësive ushtarake ruse drejt apo afër kufirit me Ukrainën dhe Krimenë e aneksuar nga Moska në vitin 2014, gjë që ka rritur shqetësimet se Rusia po përgatitet të dërgojë trupa në Ukrainë.

Kievi dhe  Perëndimi po ashtu fajësojnë separatistët e përkrahur nga Rusia, që kontrollojnë  rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, për përshkallëzimin e fundit të situatës. Moska vetë e drejton gishtin e fajit nga Ukraina. Kramp-Karrenbauer tha se nëse “kjo është manovër, siç pretendon pala ruse, ekzistojnë procedura ndërkombëtare përmes së cilave një palë mund të krijojë transparencë dhe besim”.

ME TE LEXUARAT