E rëndë! Përmbytet anija në SHBA, 12 persona të zhdukur

Bota

E rëndë! Përmbytet anija në SHBA, 12 persona të zhdukur

Mediat e huaja shkruajnë se një anije e madhe mallrash është mbytur në ujërat e Louisianës në SHBA. BBC raporton se në bordin e anijes ndodheshin 18 persona, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 6 prej tyre.

Përmes një deklarate, Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha se rreth orës 16 e 30 sipas kohës lokale ka pranuar njoftim emergjent përmes radios, duke u njoftuar se një anije ndodhet në gjendje të vështirë rreth tetë milje nga bregdeti.

Dy anije të Rojës Bregdetare shpëtuan nga një person, ndërsa ekuipazhi i një anije civile nxori nga uji edhe katër të tjerë.

Në operacionin e kërkimit për t’i gjetur personat e zhdukur tani e tutje po marrin pjesë katër anije të Rojës Bregdetare, katër anije civile dhe një aeroplan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion