Gallup publikon sondazhin: Ka rënë me 6% popullaritetit i presidentit Biden

Bota

Gallup publikon sondazhin: Ka rënë me 6% popullaritetit i presidentit

Joe Biden, në 6 muajt e parë të vitit 2021, si president i SHBA-ve, ka humbur 6% të popullaritetit. Kështu ka bërë me dije kompania e dondazheve Gallup, duke theksuar se ka luhatje të ndjeshme. Sipas treguesit, kjo rënie është theksuar në muajin korrik, duke shkuar në 50%, krahasuar me 56% që ishte 1 muaj më parë.

Ndërkohë që është rritur në 45% përqindja e amerikanëve që disaprovojnë politikat e Biden, ndërsa një kontingjent tjetër prej 5% është i pavendosur për t’u shprehur në lidhje me qeverisjen e Presidentit. MEdiat ndërkombëtare shkruajnë se ndryshimi i gjykimit të amerikaneve për Presidentin Biden vjen kryesisht prej pakënaqësisë me fushatën e vaksinimit. Aktualisht, vetëm 55% e amerikanëve kanë arritur të marrin vetëm një dozë të vaksinës, teksa premtimi i Biden më herët ishte që brenda datës 4 korrik, 70% e popullsisë do të ishte e vaksinuar me të paktën një dozë.

ME TE LEXUARAT