Durrës, të shtëna me arm'ë pas konfliktit, policia vihet në lëvizje, shpall në kërkim autorin

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme (13 nentor) në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:45, në lagjen nr. 6, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve me inicialet G. P. dhe H. L., njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. L., i dyshuar si autor i të shtënave.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.
Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


