Finlanda lehtëson masat e Covid-19, hap restorantet
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 13:37
Bota

Qeveria finlandeze ka vendosur të lehtësojë masat e Covid-19, duke lejuar hapjen e restoranteve javën e ardhshme.
Mediat vendase kanë shkruar se do të zbatohen kufizimet për orarin e punës, shitjen e alkoolit dhe numrin e klientëve që do të kenë brenda në restorante.
Sipas vendimit, lokalet do të jenë të hapura deri në ora 19:00 si dhe alkoolin do ta servojnë deri në ora 17:00.


