“Ishte super kinge”, Rama tregon çfarë bënte për t’i rënë në sy Mimi Kodhelit

Aktualitet

“Ishte super kinge”, Rama tregon çfarë bënte

Në takimin që pati këtë të premte me gra e vajza socialiste, Kryeministri Edi Rama u ndal tek disa prej emrave në radhët e kësaj partie që janë gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Tiranë. Mes tyre ishte edhe emri i Mimi Kodheli, për të cilën kryeministri tregoi edhe një histori kur ishte adoleshe

“Me Mimin kishim një lidhje të largët, për shkak të prindërve, dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë në shtëpinë tonë bashkë me Mimin. Mimi ishte një super kinge, me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira dhe gjëja që bëja unë ishte… ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për të bërë kosha, por deri këtu, asgjë më shumë se kaq. Më pas, shumë vite nuk u takuam më dhe pastaj Mimi punonte në sektorin bankar dhe erdhi të punonte me mua në bashkinë e Tiranës. Më pas historinë e dini, nuk ka nevojë të bëj historinë e Mimit, por e rëndësishme është që edhe Mimi është një grua që është këtu për një arsye”.

ME TE LEXUARAT