Moti për nesër / Ja në cilat qarqe do të ketë reshje shiu dhe si do të luhaten temperaturat
Lajmifundit
/
16 November 2026, 17:02
Aktualitet

Ditën e martë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezente deri në orët e mëngjesit, ndërsa pas orëve të mëngjesit do të lokalizohen gradualisht në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato minimale në 6 gradë Celsius.


