EMRI/ Tragjike në Itali! Shqiptari vdes në vendin e punës, u godit nga…

Bota

EMRI/ Tragjike në Itali! Shqiptari vdes në vendin e punës, u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Allushaj u godit nga rryma elektrike, ndërsa po punonte në punime ndërtimi.

Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë. Për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori shqiptar u godit nga një goditje e fortë elektrike.

Bluzat e bardha tentuan ta shpëtonin, por si pasojë e goditjes së fortë elektrike ai humbi jetën. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion