“S`e durova dot!”, DËSHMIA e edukatores që goditi 2-vjeçarin në kopësht, babai pa shenjat në fytyrën e djalit dhe…

Aktualitet

“S`e durova dot!”, DËSHMIA e edukatores që goditi

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar.

Në pranga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu, edukatore në kopshtin “Lala”, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e ish-Kinostudios.

Sipas burimeve, denoncimi është bërë nga babai i të miturit, i cili ka vënë re shenja dhune në fytyrën e fëmijës. Fillimisht ai e ka dërguar 2-vjeçarin në spital, ku pas ekzaminimeve janë konstatuar një nxirje në faqe dhe shenja skuqjeje pranë veshëve.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, 32-vjeçarja dyshohet se ka pranuar se e ka goditur fëmijën me shpullë, duke pretenduar se ai nuk po flinte dhe se nuk kishte duruar situatën.

Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake, edhe pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e kopshtit kanë evidentuar dyshimet për ushtrim dhune fizike ndaj të miturit.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT