Shqipëria parti-shtet?/ Braçe i përgjigjet Spiropalit: Pushteti ndikon zgjedhjet, por…

Deputeti socialist, Erion Braçe i ftuar në një emision televiziv ka folur lidhur me nocionin e Elisa Spiropalit për partinë-shtet. I pyetur lidhur me këtë nocion të Spiropalit, Braçe u shpreh se Partia Socialiste nuk është parti-shtet.
“E kam dëgjuar këtë edhe nga një diskutim që u bë për reformën zgjedhore dy ditë më parë, e dëgjova nga kryekomisioneri i zgjedhjeve siç quhet nga ligji aktual. Në modelin që kemi për partinë-shtet kjo nuk ekziston.
Nuk është PS parti-shtet. Nuk është. Që ndodh që fuqinë që ke si parti në pushtet edhe për të qenë prezent edhe për të mbajtur premtimet e kështu me radhë e pastaj për të shkuar në zgjedhje, kjo ndodh.
Me kë nuk ka ndodhur, me cilën parti nuk ka ndodhur? Nuk i ndodh Melonit në Itali që të përdorë fuqinë e qeverisë italiane për të qëndruar në piacë politike.
Nuk është kështu. Pse u qelb partia e Merkelit sa vite qëndroi në pushtet? Kur ka persona me probleme të rënda me ligjin duhet të reflektohet, madje edhe thellë”, tha ai.


