E trishtë në SHBA, vdes nga murtaja 10-vjeçarja, nisin hetimet

Bota

E trishtë në SHBA, vdes nga murtaja 10-vjeçarja, nisin hetimet

Në SHBA, po hetohet vdekja e një 10-vjecareje që vdiq nga murtaja. Mësohet se kjo është vdekja e parë nga sëmundja e lindur nga insektet në shtet që prej vitit 2015.

“Ne jemi shumë të trishtuar për këtë humbje në Colorado dhe ngushëllimet tona më të thella i shkojnë familjes”, tha doktor Jennifer House në një deklaratë të botuar nga “Associated Press”.

"Shëndeti Publik po bën në hetim epidemiologjik dhe dëshiron që Colorados të dijë që ndërsa kjo sëmundje shumë e rrallë, por ajo ndodh ndonjëherë, dhe qytetarët duhet të tregojmë kujdes mjekësor nëse kanë simptoma".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shteti raportoi 22 raste të murtajës midis 2005 dhe 2020. Nëntë prej tyre ishin në Qarkun La Plata. Në 2015, katër njerëz vdiqën nga murtaja në të gjithë vendin, duke përfshirë dy nga Kolorado: një i rritur në Qarkun Pueblo dhe një adoleshent në Qarkun Larimer, sipas Radios publike të Kolorados.

Antibiotikët kanë efekt kundër sëmundjes, por ato duhet të përdoren brenda 24 orëve që shfaqin simptoma sepse infeksioni mund të shkaktojë ‘sëmundje serioze ose vdekje’, tha Shëndeti Publik i Denver. Shumica e simptomave janë të ngjashme me ato të gripit,. Ato përfshijnë ethe, të dridhura, dhimbje koke, dobësi dhe kollitje./gazetaexpress

ME TE LEXUARAT