"E tradhtoi" fytyra, shqiptari kapet me kokainë në makinë

Bota

"E tradhtoi" fytyra, shqiptari kapet me kokainë në

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë në komunën e Isola de Liri në zonën e Lacios për trafik kokaine.

Oficerët e karabinierisë konstatuan një makinë e cila kur pa patrullën e policisë, filloi që të shtonte shpejtësinë.

Efektivët bënë të mundur ndalimin e automjetit, teksa 31-vjeçari shqiptar shfaqi shenja nervozizmi.

Kjo e ka shtyrë policinë që të kryejë kontroll makinës ku gjetën 5 doza kokaine dhe 280 euro të fshehura prapa levës së marshit.

Sipas mediave italiane, policia vendosi të kryejë dhe kontrolle në shtëpinë dhe biznesin ku punonte shqiptari dhe gjeti dhe 7 doza të tjera kokaine të ndara dhe të mbështjella në qese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion