"Duan ndjekës në Instagram", Ada: Alvisa dhe Hyseni janë çift jashtë!

Showbiz

"Duan ndjekës në Instagram", Ada: Alvisa dhe Hyseni

Hysen Ramaj, është një nga konkurrentët më të rinj në Për’puthen. Ai bëri bujë të madhe , pasi u prezantua si ishi i Alvisës, njërës prej konkurrenteve.

Që nga hyrja e tij ka pasur shumë aludime në publik, disa besojnë se është lojë, disa mendojnë se janë bashkë, disa mendojnë se gjithçka bëhet për audiencë etj.

Ada, e cila sot kishte takimin me Hysenin u shpreh tepër skeptike rreth marrëdhënies së Alvisës me të.

Ada: Hyseni më lë shumë dyshime, dua ta shikoj njëherë me Alvisën se çfarë marrëdhënie kanë këta të dy. Në qoftë se këta të dy kanë ardhur brenda për disa ‘followers’-a unë i jap Instagramin tim.

Alvisa: Zemra kur kam pasur unë 180K, ti nuk dije çfarë ishte Instagram-i. Nuk kam ardhur për followers-a. Kam ardhur për dashurinë, atë që ti se di fare se ekziston këtu brenda.

Ada: Po pra po, ti ke ish të dashurin këtu, të dy ju na bëni si rastësia e botës.

Alvisa: Nuk jam unë rastësia , se ai ishte këtu, e ti nuk je fare në preferencat e tij, ta kam thënë.

Artani: Ku e di ti që ai nuk ka ndryshuar mëndje? Pastaj ti ke thënë që unë do shkoj te Për’ptuhen që kur ju keni qenë në një lidhje. Pa u ndarë ti ke menduar të vish këtu.

Hyseni: Ato ishin diskutime që ne i bënim si çdo çift normal.

Artani: Po ja tani jeni të dy këtu dhe dyshime normal që do ketë.

Ada: Ti Hysen ke ardhur këtu dhe ke akoma ndjenja për Alvisën dhe Alvisa ka ndjenja për ty.

Alvisa: Mos fol për mua, shiko ndjenjat e tua, o je ti e zhytyr këtu o nuk është njeri. Ti e ke jashtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion