E bënë "çorap" zyrën ovale! Trump poston VIDEON duke luajtur me top me Ronaldon në Shtëpinë e Bardhë

Bota

E bënë "çorap" zyrën ovale! Trump poston VIDEON

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një video të inteligjencës artificiale, në të cilën duket duke luajtur futboll në Zyrën Ovale me Cristiano Ronaldon.

Videoja u publikua të enjten, disa orë pas takimit të tij me sulmuesin portugez. Presidenti amerikan e postoi videon në Truth Social menjëherë pas darkës me Ronaldon dhe Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Videoja tregon Trumpin dhe Ronadon duke pasuar topin derisa e hedhin drejt ekranit i cili thyhet në fund.

Ronaldo ende nuk ka komentuar publikisht për darkën por ai ripostoi një video të tij dhe Trump duke ecur në korridoret e Shtëpisë së Bardhë.

ME TE LEXUARAT