Dinë të zgjedhin! Hajdutët në Londër po synojnë të vjedhin vetëm…

Bota

Dinë të zgjedhin! Hajdutët në Londër po synojnë

Një tendencë e çuditshme po raportohet nga banorët e Londrës: hajdutët e rrugës po tregohen “selektivë” me telefonat që vjedhin dhe shpesh po refuzojnë Android, veçanërisht Samsung.

Sam, i cili po kalonte pranë një depoje të Royal Mail në jug të Londrës në janar, u rrethua nga tetë burra, të cilët e shtynë, e rrahën dhe i kërkuan të dorëzonte gjithçka kishte me vete.

Ata i morën telefonin, kamerën dhe madje edhe kapelën. Por, teksa po largoheshin, njëri prej tyre u kthye, ia ktheu telefonin Android dhe i tha shkurt:

Nuk duam Samsung.

Rasti i tij nuk është i vetmi. Londinezë të tjerë kanë treguar shembuj të ngjashëm, ku grabitësit refuzojnë Android dhe kërkojnë vetëm iPhone. Mark, i cili po qëndronte jashtë punës së tij në Hackney, tregon se një hajdut me e-bike i rrëmbeu telefonin Galaxy nga dora, por vetëm pak çaste më vonë e hodhi përsëri në tokë dhe iku.

Nuk u dëmtua, por ndjeva sikur më refuzuan telefonin

-thotë ai me ironi.

Ekspertët thonë se arsyeja nuk lidhet me sigurinë e pajisjeve. Si Android ashtu edhe Apple kanë sisteme të ngjashme sigurie, që e bëjnë të vështirë hapjen e telefonave të bllokuar.

Shkaku kryesor është vlera më e lartë tregtare e iPhone-ve në tregun e pajisjeve të përdorura dhe atë të zi. Thjesht, një iPhone i vjedhur shitet më shtrenjtë dhe më shpejt se shumë modele Android.

Policia Metropolitane dhe Policia e Qytetit të Londrës po hetojnë bandat e organizuara që merren me vjedhje telefonash, por deri tani nuk ka statistika zyrtare për raportin mes iPhone-ve dhe Android-eve të vjedhura.

Megjithatë, dëshmitë e qytetarëve tregojnë një prirje të qartë në favor të produkteve Apple.

Në disa raste, situata merr edhe nota komike. Simon, një tjetër banor i Londrës, rrëfen se një djalë iu afrua sikur donte t’i tregonte diçka në Spotify, por sapo pa se ai përdorte Samsung, humbi interesin dhe u largua.

Siç duket, në rrugët e kryeqytetit britanik, të kesh “telefonin e gabuar” mund të jetë, paradoksalisht, një nga mbrojtjet e tua më të mira ndaj grabitësve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion