Dhunohet gazetarja, po merrte informacion në Drejtorinë Kamëz-Vorë të Kadastrës

Aktualitet

Dhunohet gazetarja, po merrte informacion në Drejtorinë

Një incident i rëndë është shënuar në ambientet e Drejtorisë Kamëz–Vorë të Kadastrës, ku gazetarja e emisionit “Stop”, Domenika Bajraktari, është penguar dhe dhunuar fizikisht ndërsa po kërkonte informacion për një çështje.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 4 shtator, kur Bajraktari është goditur me telefon në shpinë nga një 67-vjeçar me inicialet F. M. Pas kallëzimit të saj, policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Q. L., 64 vjeç, dhe H. B., 52 vjeç, të cilët kanë penguar kameramanin dhe kanë dëmtuar pjesërisht kamerën gjatë filmimit.”, njofton policia.

Dy rojet private me inicialet Q. L. dhe H. B., që shërbenin pranë institucionit, akuzohen se kanë ndërhyrë fizikisht edhe ndaj kameramanit të ekipit.

 

ME TE LEXUARAT