Covid-19 po përhapet ndjeshëm tek fëmijët në Greqi, ekspertët bëjnë thirrje

Bota

Covid-19 po përhapet ndjeshëm tek fëmijët në Greqi,

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë bërë me dije se nga 30 korriku, do nisë vaksinimi anti0 Covid për fëmijët e 12 deri në 14-vjeç. Ky vendim ka ardhur pasi pikërisht tek kjo grupmoshë jaën konstatuar raste positive.

Mediat greke shkruajnë se dy vaksinat e mARN janë efektive dhe të sigurta për përdorim pediatrik. Më herët ekspertët kanë realizuar një studim të bërë tek fëmijë 3, 732 fëmijë. Në studim janë marrë fëmijë të moshës 12 deri në 17-vjeç, ndërsa u bë me dije se vaksina Moderna kishte një përgjigje të ngjashme me atë të grupmoshave 18-25 vjeç dhe se asnjë nga 2,163 fëmijë që morën vaksinën nuk u prekën nga Covid kur u ekspozuan ndaj virusit.

“Infeksionet e vazhdueshme tek fëmijët do të sjellin rritje të rasteve. Çdo person i pavaksinuar është më i rrezikuar”, tha doktorëshë Maria Theodoridou, duke theksuar se në vend ka një rritje të shpejtë rasteve me Covid tek fëmijët dhe adoleshentët.

Për pasojë, ekspertët bëjnë thirrje që personat e pavaksinuar të tregojnë kujdes, pasi rrezikojnë që të përhapin ndjeshëm virusin.

ME TE LEXUARAT