Britania “e penduar” për Brexit? Afrohet me BE-në, arrihet marrëveshja kyçe!

Bota

Britania “e penduar” për Brexit? Afrohet me BE-në, arrihet

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, e cila përfshin një ujdi 12-vjeçare për anijet e peshkimit të bllokut në ujërat britanike.

Kryeministri Keir Starmer, i cili pret sot një samit të liderëve të BE-së në Londër – pati “përparime” të ndjeshme në bisedimet e zhvilluara mbrëmjen e së dielës, pohuan burime qeveritare, edhe pse disa pjesë të paktit janë ende objekt negocimi, duke këtu përfshirë një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve, sikurse raporton BBC.

Samiti i sotëm synon të “rivendos” marrëdhëniet, pasi Britania e Madhe u shkëput nga BE më 31 janar 2020. Të gjitha këto lëvizje kanë nxitur pyetjet nëse Mbrëtëria e Bashkuara po tenton të lëvizë sërish drejt bllokut europian. Faktin që Starmer do të presë liderët më të lartë të BE-së për të nisur një “partneritet” të ri, Pedro Serrano, ambasadori i BE-së në Londër, e ka përshkruar atë si “kulminacionin e kontakteve të zgjeruara në nivelet më të larta që nga zgjedhjet e korrikut 2024 në Angli”.

Konservatorët britanikë paralajmërojnë se ky i sotmi do të jetë një samiti dorëzimit, ndërsa kanë zëra që flasin “për shitje të madhe” apo zhbërje të Brexitit. Liberal demokratët flasin për “një mundësi e madhe” që Britania e Madhe mund të humbasë. Vetë Starmer është përpjekur të shpjegojë, nga sa nënvizon BBC, se “pragmatizmi serioz mposht politikën performative” duke ofruar gjëra praktike që do të përmirësojnë jetën e njerëzve.

Për momentin, mësohet se në qendër të takimi do të jetë një pakt të ri sigurie MB-BE, për të cilin është punuar për muaj të tërë, dhe që shumë ekspertë të industrisë besojnë se mund t`i japë një shtysë të fortë ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në raport me mbrojtjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion