VIDEO/ Plas sherri në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë

Aktualitet

VIDEO/ Plas sherri në mes të Tiranës, i riu i merr armën

Një konflikt i dhunshëm është shënuar paraditen e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë.

Konflikti raportohet se ka nisur fillimisht brenda një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë dhe persona të tjerë.

Sipas JOQ, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.

Siç shihet edhe në video, kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka përfunduar në anën tjetër të rrugës. Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri mes të rinjve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion