Bota në LUFTË? Lavrov akuzon Brukselin dhe Britaninë: Po nxisin Uashingtonin drejt...

Bota

Bota në LUFTË? Lavrov akuzon Brukselin dhe Britaninë: Po nxisin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë.

“Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’,” deklaroi Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti.

Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Moska do të reagojë nëse vendet perëndimore vendosin të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.

Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia është ende në pritje të konfirmimit nga SHBA për vlefshmërinë e marrëveshjeve të arritura në samitin e Alaskës, të cilat, sipas tij, mbeten një kompromis i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion