BE ndihmon Ballkanin Perëndimor me 651.000 doza vaksinash, ja si do të shpërndahen

Bota

BE ndihmon Ballkanin Perëndimor me 651.000 doza vaksinash, ja si do të

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg që e koordinon aksionin e ndihmës së BE për vaksinat në Ballkan tha se ky është hapi i parë. Dozat nuk do të shpërndahen sipas popullsisë, por sipas nevojës në Ballkan.

Bashkimi Europian do të ndihmojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë vende anëtare të BE me 651.000 doza për luftimin e pandemisë së Coronës, njofton agjencia e lajmeve dpa. Ky është hapi i parë, u shpreh ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg që do të pasohet nga hapa të tjerë.

Austria e ngarkuar nga BE koordinon aksionin e ndihmës për vaksinat nga maji deri në gusht. “Si Bashkim Europian ne sinjalizojmë shumë qartë, që nuk merremi vetëm me veten, se shohim përtej kufijve tanë, dhe është e qartë, që ne vetë jemi të sigurtë, nëse edhe fqinjët tanë më të afërt janë të sigurtë.” 651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë paraparë që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.
 
Shpërndarja e dozave

Dozat e vaksinave nga BE nuk do të shpërndahen sipas numrit të popullsisë, por sipas nevojës, shkruan dpa. Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin  rreth 500.000 doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Ndihmat me vaksina janë paraparë si ndihmë për personelin mjekësor e infermierët. Megjithatë fjalën e fundit e kanë vetë shtetet.

Serbia është vendi i vetëm që ka shumë më pak nevojë për ndihmë. Ky vend po ofron në mënyrë masive vaksinën kineze dhe atë ruse dhe ka vaksinuar ndërkohë 26% të popullsisë. Në kuadër të këtij programi, krahasuar me numrin e popullsisë, ky vend merr vetëm një sasi të vogël vaksinash, rreth 36.000 doza nga BE./DW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion