Protestuesja shpërthen ndaj Ramës: T’i vijë turp! Jam me kancer, po të ishte për spitalet tona, do lija dy fëmijë jetimë

Një grua rrëfeu për mikrofonin e News24 kalvarin e saj të vuajtjes nga sëmundja e kancerit.
Ajo shprehet se u trajtua në Athinë, për shkak të mjerimit të spitaleve në Shqipëri, se po të ishte për këto të fundit do kishte lenë dy fëmijë jetimë.
Ajo shtoi se kryeministri Rama nuk duhet të dalë më në televizor dhe të lerë mandatin, pasi populli po lufton për mbijetesë ndërsa ai e sheh protestën nga divani i tij i luksit.
Ndërkohë tha se policia ka ushtruar një dhunë mizore ndaj të rinjve dhe fëmijëve në protesta.
Protestuesja: E dinë këta në çfarë mjerimi i kanë. Jam diagnostikuar me kancer. Në spitalet shtetërore nuk kam marrë asnjë mjekim. Dy ndërhyrje i kam bërë në Athinë. Falë ndihmës së mjekëve të Greqisë jam shëruara. Po të ishte për spitalet e kryeministrit do kisha lënë dy fëmijë jetime. Kur i kanë çuar fëmijët në spitale shtetërore. Kur i kanë çuar fëmijët në spitale shtetërore. Ku i kanë fëmijët me studime? Pse nuk kurohen këtu por ikin jashtë? Kur kanë diskutuar ndonjë herë në parlament si ja del ky popull të mbijetojë. Në një parlament nuk ia vlejmë të dëgjosh me vodhi, sa shtëpia ka. Po ne ku shkojmë? Nga taksat tona jetojnë. Kur nuk kemi mjekësi, duhen 15 mln për të shkolluar një fëmijë. Kur bëj dy punë për shkollimin e fëmijës, ku është vendi i punës për fëmijët tanë.
Jo gjithnjë duhet të ketë vuajtje në këtë vend. Është momenti që këta të zhduken nga o pari.
Janë të pavlerë për ne. U lodhëm duke dëgjuar në parlament, vodhi Belinda vodhi Rama. Po për ne kusbh diskuton ne? Ku duhet të shkojmë ne? Si duhet të jetojmë ne? Unë si individ kam aplikuar për kredi.
Por banka thotë nuk plotëson standarde. Rroga minimale është 500 mijë lek, çfarë të bëj me to? Të paguaj shkollën e fëmijës, të ndjek shëndetin. Hajde të ndërrojmë një herë pozicionet. E bëjnë dot.
Të lenë rrugën e lirë për njerëzit e denjë dhe njerëzit me vlera.
Zoti kryeministër duhet të vijë turp që të mos dalë më në tv. Ajo polici po masakron gjithë fëmijët e shqiptarëve, janë thyer kocka fëmijësh. Zoti kryeministër na shikon nga luksi i shtëpisë së vet. Po të kishte fytyrë dinjitet do i dilte popullit para. Shkon mashtron para botës dhunues janë protestuesit. Dhunohen 15 vjeçarë-16 vjeçarë. Ne ja kemi dhënë votën, ne po jia tërheqim. Zoti kryeministër nuk e meriton më.


