Postoi foto nudo me djalin 7-vjeçar, arrestohet aktorja

Showbiz

Postoi foto nudo me djalin 7-vjeçar, arrestohet aktorja

Një aktore është burgosur për 90 ditë nga një gjykatë në Gana për publikimin e një fotoje të zhveshur me djalin e saj 7-vjeçar.nDënimi për 31 vjeçaren Rosemond Brown, e njohur më shumë si Akuapem Poloo është konsideruar i ashpër nga shumë yje të ekranit, përfshi dhe këngëtaren amerikane Cardi B.

Poloo, nënë e vetme e pamartuar, u shpall fajtore për postimin e “materialeve imorale” pas publikimit të fotos në llogarinë e saj sociale verën e kaluar.

Ajo u dënua gjithashtu për “dhunë shtëpiake që dëmton privatësinë e tjetrit, ose dëmton dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tij”. Në foton e kontestuar, gruaja mbulon pjesën intime me flokët e saj, ndërsa i biri i mitur është në të mbathura.

Postoi foto nudo me djalin 7-vjeçar, arrestohet aktorja

Gjykatësja që u kujdes për çështjen në kryeqytetin Accra e krahasoi atë me abuzim ndaj të miturve, dhe paralajmëroi se “materialet e turpshme” janë në rritje në Gana.

Gjykatësja Christiana Cann tha: “Gjykata është e mbushur me padi per foto të pahijshme në rrjetet sociale. A i kërkoi ajo leje fëmijës para se të postonte foton në publik? A i respektoi ajo të drejtat e fëmijës? Jo, nuk e ka bërë”.

Gjykatësja tha se mori gjithashtu në konsideratë pranimin e fajit nga e akuzuara dhe faktin që ajo është nënë e vetme.

Ajo shtoi: “Dënimi i ashpër do të shërbejë si paralajmërues për raste të tjera të ngjashme .”

Reperja amerikane Cardi B komentoi në mbrojtje të së akuzuarës, për 18 milionë ndjekësit e saj: “Kam parë shumë amerikanë që bëjnë foto të tilla. Megjithse ky nuk është stili im, besoj se ajo po tentonte stilin natyral dhe jo diçka seksuale. Burgosja është pak e ashpër. Më mirë do të kishte qenë shërbim komunitar”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion