Bashkëpunoi në vrasjen e 80 personave në Francë, bie në pranga 28-vjeçari nga Shqipëria

Bota

Bashkëpunoi në vrasjen e 80 personave në Francë, bie në

Një 28-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar, si bashkëpunëtor i masakrës në korrik të 2016 në Nicë, ku mbetën të vdekur 80 persona. Mediat franceze shkruajnë se shtetasi Endri Elezi, ra në prangat e policisë në Sparanise, në provincën e Caserta-s në shtetin italian, pasi ishte në kërkim nga autoritetet franceze.

Sipas mediave, Elezi ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel. I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.

Kujtojmë se 5 vite më parë, në Nicë humbën jetën mbi 80 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion