Administratori i Vaqarrit akuzon PD-LSI: Dhunuan dhe nuk lejuan ndarjen e ushqimit në vaktin e iftarit

Politikë

Administratori i Vaqarrit akuzon PD-LSI: Dhunuan dhe nuk lejuan ndarjen e

Gentian Myrta, administratori i Vaqarrit, ka akuzuar së fundmi LSI dhe PD, se kanë penguar cceljen e iftarit në këtë zonë. Përmes një postimi në Facebook, Myrta shkruan se persona të caktuar të PD dhe LSI, kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë lejuar ndarjen e ushqimit, teksa 100 banorë të fshatit Ibra prisnin të hanin iftarin.

“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpëndarjen e ushqimit.

Marrëzia e presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarine e Zotit? Apo edhe iftari duhet shperndare me dekret presidencial?”, shkruan Gentian Myrta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion