A ka konflikte me dikë? Iu vendos tritol në derën e banesës, flet pronarja e shtëpisë

Aktualitet

A ka konflikte me dikë? Iu vendos tritol në derën e banesës,
Një shpërthim me tritil është regjistruar në orët e para të mëngjesit Tiranë. Lënda plasëse ka shpërthyer në katin e parë, në derën e një banese në rrugën “Sadik Petrela”. 

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se sasia e tritolit ka shpërthyer në derën e banesës së një gruaje të divorcuar, e cila jetonte së bashku me dy djemtë e saj. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse.

Pronaria e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ajo ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Njoftimi i policisë: 
 
Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe. 

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion