Çfarë po ndodh në Asamblenë e PS-së? Anëtarët fikin telefonat, Rama mban fjalim me dyer të mbyllura
Lajmifundit
/
14 November 2026, 11:12
Politikë

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet në një resort në Gjirin e Lalëzit (10:00), në një mbledhje që po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar që t’u drejtohet me një mesazh vetëm anëtarëve të Asamblesë, përpara vijimit të diskutimeve, duke ndalur transmetimin e drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, një tjetër detaj që bie në sy është fakti se telefonat e anëtarëve të Asamblesë nuk janë të aksesueshëm gjatë zhvillimit të mbledhjes.
Ende nuk dihet nëse pjesëmarrësve u është kërkuar të fikin telefonat apo nëse është përdorur ndonjë pajisje për bllokimin e sinjalit.


