Tensione me Rusinë, Ukrahina dekreton ligjin që lejon ushtrinë të rekrutojë trupa rezervë

Bota

Tensione me Rusinë, Ukrahina dekreton ligjin që lejon ushtrinë

Situata e krijuar mes Ukrahinës dhe Rusisë, ka “detyruar” Ukrahinën që të dekretojë ligjin që lejon ushtrinë të rekrutojë trupa rezervë “në situatë të veçanta” pa deklaruar mobilizimin. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti vendas Volodymyr Zelensky e bëri me dije këtë lajm para tre ditësh.

Mediat shkruajnë, duke cituar fjalët e presidentit, se në kuadër të ligjit, ushtarët rezervë mund të bashkohen shpejt me ushtrinë dhe në rast sulmi, ushtria do të rriste kapacitetin e saj luftarak.

Në fjalimin e tij në Parlament më 30 mars, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ukrainas Ruslan Khomcak deklaroi se Rusia bëri dërgesat ushtarake pranë kufijve të Ukrainës me pretekstin e një stërvitjeje. Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trilateral, i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja, kishte marrë një vendim gjithëpërfshirës të armëpushimit që nga 27 korriku i vitit 2020.

Më shumë se 13.000 persona e kanë humbur jetën në përplasjet midis separatistëve pro-rusë, të cilët shpallën të ashtuquajturën pavarësi të tyre në rajon dhe qeverisë së Kievit që nga viti 2014.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion