"Ta dëgjojë çdo shqiptar..." Rama: Partia Socialiste do të shkruajë historinë
Kryeministri Edi Rama, ka nisur fjalën e tij të hapur për mediat, në asamblenë e PS që është duke u mbajtur këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit. Rama u ndal te progresraporti i BE që sipas tij, përmend për herë të parë, traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sipas Ramës, vetëm Partia Socialiste dhe shumica e udhëhequr prej tij, mund të bëjnë realitet kapitullin e fundit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se PS do ti vërë të gjitha energjitë në dispozicion të Integrimit, ndërsa u ndal te ndryshimi që sipas tij qytetet kanë pësuar përgjatë qeverisjes së tij.
Pjesë nga fjala e Ramës
Në raportin e fundit të progresraportit, është shkruar vetëm një fjalë që nuk ka gjetur reflektim. Vendi po përjeton një presion të brendshëm, përmes një proteste që nisi për arsye krejt te tjera, kundër qeverisë në dukje, por në fakt është kundër mënyrës sesi ne duam që Shqipëria të vazhdojë përpara.
Shqipëria ndodhet në pikën e saj më të lartë, drejt majës së bashkimit me BE, i rekomandohet këshillit europian, që vitin e ardhshëm të nisë përgatitjet për traktarin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Dua ta dëgjoj çdo shqiptar e çdo shqiptare që na ndjek, traktati i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është faqja e fundit që po e shkruajmë ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, me besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Si mundemi ne në këtë moment historik, të mos i mbledhim të gjitha mendjet, vullnetet dhe energjitë tona, për faqen e fundit të këtij libri, që ka nisur qysh kur nuk mbahet mend, dhe ne e gjetem plot me borxhe, në të gjithë sektorët.
Ne nuk kemi të drejtën të harrojmë, se pas traktatit janë vite pune që nuk numërohen si vitet në calendar, por janë shumë më tepër se aq, janë vite të një pune kolosale, reformash, përplasjesh.


