Tragjedi në Rrugën e Arbrit, përplasja pranë tunelit të Murrizit u merr jetën dy personave, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku përplasja e dy automjeteve u ka marrë jetën dy personave, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në zonën e Xibrit, ku janë përplasur dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi B. O., 42 vjeç. Gjithashtu, viktimë ka mbetur edhe një grua, shtetasja M. F., e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë kontrollin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas aksidentit, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


