Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, në vend të tij Albana Koçiu e Ervin Demo

Politikë

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, në vend të

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë drejtimin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, duke larguar nga kjo detyrë Erion Veliajn, Taulant Ballën dhe Ogerta Manastirliun.

Sipas burimeve për Top Channel, drejtimi politik i qarkut të Tiranës do t’u besohet tashmë Albana Koçiut dhe Ervin Demos, të cilët do të bashkëdrejtojnë strukturat socialiste në kryeqytet.

Vendimi është bërë i ditur gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, ku kryeministri Rama ka prezantuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve.

Lëvizja vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë në një pikë të tensionuar.

Ky i fundit, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u dërgoi sot anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë, ku kërkoi edhe aktivizimin e procedurës së mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar edhe një riorganizim më të gjerë të strukturave drejtuese të partisë, me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe, nga 12 në 24.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion