Bashkëjetonte me të, shqiptari pranon vrasjen e prostitutës : E bëra nga xhelozia

Bota

Bashkëjetonte me të, shqiptari pranon vrasjen e prostitutës : E

Pas disa muajsh heshtje, shqiptari Alfred Kipe vendos të rrëfehet në seancën gjyqësore ndaj tij.

Ai  u arrestua më 7 shkurt të këtij viti pasi akuzohet se vrau bashkëjetuesen shqiptare, Luljeta Heshta.

47-vjeçarja u gjet e masakruar me thikë të dielën në mëngjes, në cep të rrugës aty ku kishte punuar për vite si prostitutë, në rrethrrotullimin në Binasca di Melegnano. Ndërsa karabinierët arrestuan menjëherë autorin e vrasjes në shtëpinë e tij në Milano.

Për herë të parë pas arrestimit ai ka pranuar fajësinë e krimit, duke deklaruar se e ka vrarë për arsye xhelozie.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në shkurt të këtij viti në Milano, ku prostituta shqiptare, Luljeta Heshta u vra thikë nga Alfred Kipe. Ajo mori 5 plagë, tre në shpinë dhe dy në këmbë.

ME TE LEXUARAT