Arabia Saudite i vjen në ndihmë Jemenit për çështjen e energjisë elektrike

Bota

Arabia Saudite i vjen në ndihmë Jemenit për çështjen

Jemen dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar së fundmi një marrëveshje, që ndihmon Jemenin të shmangë ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në marrëveshjen, dy shtetet kanë nënshkruar për furnizim me derivate të naftës me të cilat do operojnë më shumë se 80 termocentrale. Për fat të keq, në Jemen, për shkak të shterimit të karburantit me naftë që përdorin termocentralet, ndërprerja e energjisë elektrike është bërë rutinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori i Arabisë Saudite në Jemen, Mohammed bin Saeed Al Jaber tha se kjo marrëveshje do t’i shërbejë Jemenit përmes funksionimit të termocentraleve, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe mbështetjen e paqes dhe shpresës.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se vlera e kësaj shkon 422 milionë dollarë, gjithsej 1.26 milionë tonë metrikë.

ME TE LEXUARAT