Basha takim me zv.Presidentin e KE-së: Nuk kemi përdorur pandeminë për të sulmuar qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takim online me zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas.
“Fushata jonë mbështet mbi anëtarësimin ne BE, ky synim mbështetet nga shumica, pa integrimin në BE, nuk do mund të sigurojmë standardet e jetesës. Ju jeni i pranishëm me palën që disa nga arritjet kryesore i kemi bërë të mundura me partnerët tanë, kemi hequr vizat, sot Reformat tona nuk kanë përparuar, kemi 15 parakushte për integrimin në BE., ne do integrojmë vendin në BE dhe ky është mesazhi kryesor.
Njerëzit e kuptojnë që në nivelin e pagave dhe pensioneve nuk mund të jesh anëtar i BE, pa investime të huaja, pa qenë në gjendje të trajnojmë të ardhmen tonë, dhe ne jemi në gjendje që të merremi në këtë plan të detajuar. Do ndihmojmë ekonominë të dalim nga kriza. Kemi vuajtur shumë gjatë 8 viteve të fundit dhe raportet tuja tregojnë se shteti është kapur, luftimi i korrupsionin, zbatimi i ligjit është një pjesë e planit tonë, demokracia, ekonomia dhe BE këto janë 3 shtyllat e programit tonë. Nuk e kemi përdorur pandemi për të sulmuar qeverinë, por kemi sjellë ekspertizën më të mirë në vend dhe kemi ftuar qeverinë me plane, kemi kërkuar më shumë testime. Nuk janë respektuar protokollet për viktimat e COVID, do sjellim vaksina të certifikuara nga BE, po ndjekim çdo informacion që vjen nga ju”, tha Basha.

