Covid-19 “gjunjëzon” edhe Gjermaninë, mbi 29 mijë raste pozitive brenda 24 orëve

Bota

Covid-19 “gjunjëzon” edhe Gjermaninë, mbi 29 mijë

Në Gjermani situata e Covid-19 sa vjen dhe përkeqësohet, duke shënuar rekordin më të ri, të personave të prekur. Mediat gjermane shkruajnë se brenda 24 orëve janë regjistruar të paktën 29,426 raste, duke thyer rekordin e 8 janarit. Mediat shkruajnë se brenda 24 orëve, humbën jetën 293 persona.

Ndërkohë, siç është bërë me dije edhe më herët nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani, ky vend po përballet me një një variant më të transmetueshëm të COVID-19.

Lidhur me këtë situatë, kancelarja Angela Merkel ka kërkuar që të merren masa të ashpra, por qëndrimi i saj nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

ME TE LEXUARAT