Anglezët do kalojnë një verë pa frikë, ministri i shëndetësisë: Janë vaksinuar 15.5 milionë banorë

Bota

Anglezët do kalojnë një verë pa frikë, ministri i

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe, lidhur me situatën e Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock përmes një postimi në Tëitter, ka bërë me dije se janë vaksinuar me një dozë 34.6 milionë qytetarë dhe plotësisht 15.5 milionë, ose 30 % të të rriturve. Lidhur me këtë arritje, ministri tha se kjo verë për Britaninë do jetë e shkëlqyer.

“Ne kemi bërë më shumë se 50 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në të gjithë Britaninë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishëm, pasi është një vaksinë e cila shpëton jetë dhe mbron ty dhe te gjithë njerëzit që ke rreth vetes. Kjo është rrugëdalja jonë nga pandemia e COVID-19 dhe kjo është falë programit të vaksinimit. Unë e di që do të kemi një verë britanike të shkëlqyer”, tha Hancock në videon e publikuar.

Një ditë më parë, Britania bëri me dije se ka vdekur vetëm 1 person.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion