Konsumoni këto kombinime të vezës për të humbur kile në mënyrë të shëndetshme

Soft

Konsumoni këto kombinime të vezës për të humbur kile

Vera është shumë pranë dhe kilet e fituara gjatë dimrit duhet ti heqim. Duhen stërvitje por edhe ushqime të shëndetshme, që të humbasim kile, pa dobësuar imunitetin

Janë disa kombinime të vezës, që këshillohen për këtë situatë.

Vezë dhe avokado; Ky është padyshim një nga kombinimet më të shijshme dhe më të shëndetshme që mund të hani në çdo vakt. Yndyrnat e mira të avokados përshpejtojnë metabolizmin dhe japin energji. Përpos vitaminave, proteinës dhe mineraleve, ju do të merrni më pak kalori. Sipas preferencës, mund të shtoni edhe pak spec djegës i cili ndihmon në rënien nga pesha.

Konsumoni këto kombinime të vezës për të humbur kile

Vezë dhe fasule të zeza; Vakti i parë i ditës mund të nisë shumë mirë me vezë të shoqëruara me fasule të zeza të ziera. Ky kombinim ofron shumë proteinë dhe fibër të tretshme që do të thotë se jo vetëm që do të ndiheni të ngopur por edhe do të kontribuoni për një peshë më të shëndetshme.

Konsumoni këto kombinime të vezës për të humbur kile

Vezë dhe kinoa; Kinoa është padyshim një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Ky drith ka një përmbajtje të lartë fibre, shije dhe aromë unike që i jep vlerë çdo vakti. Kinoa ka gjithashtu nivelin më të lartë të proteinës se çdo drithë tjetër. Falë kinoas dhe vezëve do të ndiheni më të ngopur dhe për më gjatë.

Vezë dhe tërshërë; Tërshëra tretet ngadalë. Ajo mban nën fre oreksin dhe nxit djegien e më shumë kalorive. Krahas tasit me tërshërë ju mund të hani edhe vezë të zier duke fituar kështu proteinën, fibrën dhe ushqyesit e nevojshëm.

Vezë dhe speca; Specat janë të domosdoshëm për organizmin sepse janë ndër burimet më të pasura të vitaminës C. Ato kanë dyfishin e kësaj vitamine se portokalli. Nëse hani vezë të ziera të shoqëruara me speca të pjekur do të ndiheni energjikë por do të jepni kontributin tuaj për një peshë të mirë trupore.

Konsumoni këto kombinime të vezës për të humbur kile

Vezë dhe spinaq; Një filxhan çaji spinaq përmban vetëm 7 kalori. Spinaqi është shumë i pasur me hekur dhe i domosdoshëm për muskujt. Spinaqi ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe kur kombinohet me vezët ofron një mëngjes të volitshëm për ata që duan të humbasin në peshë. Nëse mëngjesin tuaj e nisni me vezë të ziera, ju mund ta pasuroni atë edhe me fruta pylli apo edhe kos. /Agroëeb

ME TE LEXUARAT