“Rama provokon me dialogun”- Aktivisti: Ne shohim skandalet që plasin një e nga një! Çfarë të diskutojmë me të ?!

Aktivisti Erion Murataj e cilësoi si një provokim të kryeministrit Rama kërkesën e tij të herëpashershme për dialog me studentët.
Në News24, Murataj theksoi se skandalet e qeverisjes së tij plasin çdo ditë dhe në këto kushte nuk ka më çfarë të diskutohet, vetëm se si të vjedhë më bukur.
Erion Murataj: Del Rama dhe provokon protestën duke vënë ca karrige, pastaj i ndërron nga druri në kauçuku pastaj vë beton dhe vë dialogun.
Dialogu është i bërë me Ramën. Kanë dalë në shesh 200 mijë njerëz.
Natën e 4 korrikut shqiptarët patën mundësi ta zhvishnin. Shqiptarët i thanë ik. Pastaj futën duart ca te mikrofoni ca te pjesë tjetër e protestës.
Ne shohim skandalet që i plasin një nga një, për çfarë të diskutojmë. Hajde të vjedhësh më bukur siç thotë Shalsi.


