9-vjeçari në gjendje kritike pasi u mbyt teksa hante një portokalle në shkollë!

Bota

9-vjeçari në gjendje kritike pasi u mbyt teksa hante një

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e së enjtes (20/3), ku një djalë 9-vjeçar u mbyt teksa po hante një portokall kur ishte në shkollë. Sakaq ai po trajtohet i intubuar në gjendje kritike në ICU të Fëmijëve të Spitalit Universitar të Larisës.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore 36, në zonën e Agios Konstantinos. Mësuesit kanë reaguar menjëherë, duke njoftuar urgjencën. Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje i dhanë ndihmën e parë, përpara se ta dërgonin me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

Aty gjendja e tij shëndetësore u cilësua e rëndë, duke u transferuar në ICU të Fëmijëve të Spitalit Universitar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion