Aksidentohet rëndë një këmbësor në Elbasan, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
Lajmifundit
/
16 November 2026, 19:04
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:15 në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit në Elbasan.
Sipas burimeve, një automjet dyshohet se ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.
Ngjarja është regjistruar në kushte të pafavorshme atmosferike, me reshje dhe shikueshmëri të reduktuar.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërsa rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga policia.


