Protesta para Kryeministrisë / Lëvizja e papritur e forcave të rendit ndaj qytetarëve (VIDEO)

Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë / Lëvizja e papritur e forcave të

Një grup protestuesish janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë përballur me policinë, e cila u ka kërkuar të zhvendosen.

Fillimisht, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa më vonë janë zhvendosur me urdhër të uniformave blu.

Ndërkohë, në terren vihet re një numër i lartë efektivësh policie, të cilët janë vendosur në kordon, duke mos lejuar protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion