40 persona vdiqën nga zjarri, arrestohet pronari i lokalit në Crans Montana

Bota

40 persona vdiqën nga zjarri, arrestohet pronari i lokalit në Crans

Arrestimi i pronarit të barit Crans-Montana, Jacques Moretti, pasi u konsiderua se rrezikonte të largohej jashtë vendit, u kërkua nga prokurori i qytetit të Sionit, pas një seance të gjerë dëgjimore të premten në mëngjes. Ky vendim pritet të konfirmohet nga gjykata kompetente e Valais.

Në ditët pas zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation ditën e Vitit të Ri, zyra e prokurorit të Valais fillimisht kishte përjashtuar mundësinë e një arrestimi, duke përmendur faktin se nuk kishte rrezik arratisjeje për Jacques Moretti dhe gruan e tij. Megjithatë, zhvillimi i ri tregon se situata ka ndryshuar dhe ndalimi u konsiderua i nevojshëm.

Ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit, gruaja e Morettit, Jessica, foli me gazetarët e përlotur, duke u kërkuar falje familjeve të viktimave. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe njerëzit që po përpiqen të shërohen. Është një tragjedi e paimagjinueshme. Nuk mund ta imagjinonim kurrë këtë. Ndodhi në lokalin tonë dhe dua të kërkoj falje”, tha ajo.

Më herët sot, Jaques dhe Jessica Moretti të cilët u arrestuan nga prokurorët zviceranë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, po hetohen nën dyshimin për krime, përfshirë vrasjen e paqëllimshme, ndërsa familjet e viktimave kanë ngritur padi te prokurorët zviceranë për zjarrin në  barin Le Constellation.

Çifti ka shprehur keqardhjen e tyre për zjarrin dhe tha se do të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.

Të paktën 40 persona vdiqën në zjarr dhe 116 u plagosën, shumë prej tyre rëndë.

“Jemi të shkatërruar, mendimet tona janë vazhdimisht me viktimat, të dashurit e tyre që i humbën ata kaq dhunshëm dhe kaq para kohe dhe me të gjithë ata që luftojnë për jetën e tyre”,  thanë ata në një deklaratë më 6 janar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion