Moti i keq/ Vijojnë punimet për heqjen e masiveve shkëmbore në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Aktualitet

Moti i keq/ Vijojnë punimet për heqjen e masiveve shkëmbore

Vijojnë punimet për heqjen e masiveve të mëdha të shkëmbinjve në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pas rrëshqitjeve të ndodhura si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se, për shkak të vështirësisë së ndërhyrjes dhe rrezikut të vazhdueshëm nga shembjet, ky segment rrugor do të mbetet i bllokuar për të gjitha automjetet të paktën edhe për 7 ditë.

Në zonë po punohet me mjete të rënda për largimin e shkëmbinjve dhe stabilizimin e shpatit, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion