Priten erëra të forta në Durrës, Bashkia shpërndan njoftimin për qytetarët

Aktualitet

Priten erëra të forta në Durrës, Bashkia shpërndan

Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në orët në vijiim pasi pritet përkeqësimi i motit.

Përmes një njoftimi bashkia informon se, ‘nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës’.

‘U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.

Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet’, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion