3-vjeçari dhe motra e tij gjenden të mbytur në liqen, ishin kapur përdore 

Bota

3-vjeçari dhe motra e tij gjenden të mbytur në liqen, ishin
Një djalë 3-vjeçar i cili u mbyt, u gjet i kapur përdore me motrën e tij më të madhe, teksa trupat e tyre të pajetë u nxorën nga liqeni së bashku me 3 anëtarë të tjerë të familjes që u përpoqën t’i shpëtonin.

Ngjarja tragjike ndodhi në Derinoz Dam pranë qytetit të Amasya, në Turqi. Familja po festonte ditëlindjen e tretë të Levent Cenik.

Mediat turke shkruajnë se djali ra në ujë së bashku me motrën e tij 9-vjeçare Havvanur Cenik, ndërsa të afërmit e tjerë u hodhën në liqen për t’i shpëtuar.

5 persona humbën jetën në këtë festë ditëlindjeje, përfshirë gjyshen e djalit, Sultan 50 vjeçe, xhaxhain Emrullah, 19 vjeç dhe hallën Elif Semiz, 28 vjeçe.

3-vjeçari dhe motra e tij gjenden të mbytur në liqen, ishin
Ekipet e kërkim-shpëtimit u vunë në kërkim të tyre menjëherë sapo ngjarja u raportua tek autoritetet nga dëshmitarët. Ata i gjetën trupat e pajetë të motër e vëlla të kapur prej dore.

“Fëmijët u gjetën në një thellësi prej rreth 10 metrave. Ata ishin ngjitur krah njëri-tjetrit, të kapur prej dore. Është një ngjarje vërtetë tragjike që na ka prekur shumë”, tha kreu i zjarrfikëses së Amasya, Selim Keles. Ai tha po ashtu se trupat e tre të tjerëve u gjetën pak metra larg dy të vegjëlve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion