“U nisa për t’u tallur me të”, reperi Offset zbulon takimin e parë me gruan e tij Cardi B: Atë natë humba…

Showbiz

“U nisa për t’u tallur me të”, reperi Offset zbulon

Takimi i parë i Offset me Cardi B ka qenë shumë më ndryshe nga gjithë të tjerët. Reperi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, në të cilin foli për fillimet e marrëdhënies së tij me Cardi B.

“Në takimin e parë bëra diçka të madhe. Doja të bëja diçka që nuk bëhet zakonisht. Doja të kënaqesha dhe jo të isha serioz dhe të shijonim kohën, kështu që e çova tek Super Bowl”, tregoi Offset.

Në fakt, në vitin 2017-të ndeshja e Super Boël u zhvillua mes Atlanta Falcons dhe Neë England Patriots. Offset ishte me Falcons, që humbën në tre minutat e fundit pasi Patriots shënoi një gol.

“I humba 10 mijë dollarë atë mbrëmje, por e dini çfarë fitova? Gruan time”, tha Offset në emision duke qeshur.

Cardi B është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe Offset, i cili do të bëhet baba për herë të pestë. Kur u pyet nëse planifikon t’i bëjë një dhuratë Cardi B, reperi u shpreh: “Mendoj se dhurata është fëmija. Megjithatë do t’i bëj një dhuratë, do të doja t’i bëja”.

Lajmin e ëmbël për shtatzëninë e dha vetë Cardi B teksa zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në “BET Aëards 2021” teksa konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion