“Arrestoni Ballukun”/ Tensione para Kuvendit, protestuesit tentojnë të hapin dyert e godinës
Lajmifundit
/
14 November 2026, 20:07
Aktualitet

Protesta ka vijuar përpara kryeministrisë, pas marshimit në rrugët e Tiranës.
Në një moment efektivët e FNSH u afruan pranë selisë së Kuvendit, gjë e cila solli irritimin e qytetarëve.
Disa prej tyre po tentonin të hapnin dyert e selisë së Kuvendit nga ana e përparme.
Qytetarët thirrën ndaj policisë “Arrestoni Belinda Ballukun” dhe mbroni qytetarët dhe jo pushtetarët.


